Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, besohet se do i bashkohet foltores së Sali Bërishës ditën e diel në Tiranë.
Lulzim Basha njoftoi një riorganizim të forumit, pasi sipas tij, një pjese të madhe të kryetarëve u ka mbaruar mandati.
“Sot ne oren 19:00 ne seline e Partise Demokratike, kryesia e FRPDSH do te zhvilloje nje mbledhje kryesie dhe me pas do kete nje prononcim per shtyp. (FRPDSH eshte organizate partnere e PDSH, ka forumet e veta dhe statuin e vet dhe celja e gares nga PdSH eshte ne shkelje te statutit)”, thuhet ne reagimin e FRPD.
Ditën e sotme, Lulzim Basha lajmëroi se do të ketë riorganizim të FRPD-së për shkak se shumë nga anëtarëve iu ka mbaruar mandati. Më tej, thuhet në njoftim, do të procedohet me hapjen e garës për kryetarin e ri të FRPD-së.
Gjithçka që pritet të ndodhë mbetet për t’u parë./albeu.com/