Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se PD sot përfaqëson shumicën e shqiptarëve.
Sipas Bashës, tre dinozaurët e vjetër të politikës janë përballë dhe po mundohen të ndalin të ardhmen me anë të lincimeve dhe kërcënimeve.
Komentet Basha i bëri gjatë një taklimi me simpatizantë të Partisë Demokratike të degës 6 në Tiranë.
“Të zgjedhësht të ardhmen do të thotë të ecësh përpara, pavarësisht vështiurësive. Vështirësitë në dukje mund të duken të mëdha, kryeministri 8 vjeçar i kosumuar deri në fund dhe dy dinozaur të tjerë. Janë pakica, ne jemi shumica, flasim në emër të shumicës. Ndaj kemi vendosur të ecim përpara, çdo ditë nga një hap, por vetëm përpara. As nuk do të na thyejnë dot as nuk do të na devijojnë dot nga e vërteta me anë të lincimeve”, është shprehur Basha./albeu.com/