Basha nga takimi me gratë: Jeni frymëzim për mua, jeni sekreti i forcës time

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas, u ka thënë grave të pranishme se janë frymëzim për ta.

Basha u tha atyre se janë gjithashtu sekreti i forcës së tij.

“Modeli ka rëndësi. Lidershipi mund të çmohet për shumë gjëra, por nuk ka vlerë nëse modeli është i gabuar. Modeli i grave zonjave dhe vajzave në këtë sallë, është frymëzim për mua. Është ajo që më jep forcë. E keni fare të qartë se një nga sekretet e forcës time jeni ju. Shpresoj që dhe unë të jem një nga shtyllat e forcës tuaj. Kryetarin e keni të fortë, nuk ka nevojë për t’u forcuar. Procesi që keni nisur është shumë i rëndësishëm. Këtu u fol për një ngjarje që ka ndodhur një javë më parë. Mirë bëtë që thatës se është një formë terapie. Kur ndodh një gjë e tillë, më e mira është ta nxjerrësh”, tha Basha./albeu.com

Shtuar 18.01.2022 14:15