Basha në zyrë, mbështetësit e Berishës përdorin varre për thyerjen e dyerve, lëndohen nga xhamat e thyer

Mbështetësit e Berishës janë duke përdorur mjete të rënda për të thyer dyert e hekurit në selinë e Partisë Demokratike. Njëri prej tyre shihet duke goditur me varre njërën prej dyerve me qëllim hapjen e saj.

Ndërkohë, raportohet se mbështetësit e Berishës kanë sjellë mjete të renda për hapjen e dyerve. Mësohet se janë sjellë sërish shkallë hekuri me qëllim hipjen në kat të dytë.

Disa për mbështetësve të Berishës janë lënduar nga xhamat që bien nga sipër prej dritareve të thyera.

 


Shtuar 8.01.2022 12:50