Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Misioni ynë, të luftojmë kundërshtarin tonë të vetëm

Kryetari Lulzim Basha pas takimit me të rinjtë ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në një mesazh drejtuar anëtareve të Këshillit, Basha i ka falënderuar që janë bashkë me të për mbrojtjen e PD-së dhe se luftojnë të vetmin kundërshtar që kanë, Edi Ramën.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët”, ka thënë Basha./albeu.com


Shtuar 15.01.2022 17:12