Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë në Durrës mbrëmjen e sotme në kuadër të takimit me qytetarët.
Basha është pritur me protesta nga mbështetësit e Berishës, të cilët kishin dalë me pankarta në duar për të pritur kryedemokratin.
“Turp. Hodhe gaz kundër nesh. Je i shitur, je njeri i Ramës. Basha ik. Rama ik” ishin disa nga thirrjet e grupit të demokratëve kundër Lulzim Bashës. PD është më e ndarë se kurrë në dy kampe, Bashës dhe Berishës që pas 9 shtatorit kur lideri i PD-së përjashtoi Sali Berishën nga grupi dhe pas 8 janarit nga partia pas protestës së dhunshme./albeu.com/