Basha mesazh Berishës për ditëlindje: Fund i njëjtë për ata që vendosin interesat e tyre mbi ato të shqiptarëve (VIDEO)

Sot ish-kryeministri Sali Berisha, që është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së nga keu demokrat Lulzim Basha, festoon 77-vjetorin e lindjes.

Pikërisht në këtë ditë, Basha ka publikuar një pjesë nga fjala e tij në Kuvend ditën e djeshme, ku i drejtohej kreministrit Rama, dhe ndër të tjera thotë se kush vendos interesin personal mbi interesat e shqiptarëve do të kenë fund jo të mirë.

“Po të them edhe njëherë, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri. Mëso, dhe shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendosë interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret një fund i ndryshëm nga ai që rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb, që ka vendosur të ecë përpara. Dhe po të them, PD ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë shqiptarët përpara drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet vetëm duke mobilizuar të gjithë shqiptarët që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën, tash 8 vjeçare, që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”, thotë Basha./albeu.com


Shtuar 15.10.2021 11:04