Basha i bindur në fitore: Takova 500 socialistë në Durrës, nuk ka opsion 2

Sot Partia Demokratike përmbylli fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, ku kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh për një fitore të thellë.

Në një intervistë televizive, Basha është pyetur  nëse do të japë dorëheqjen si kryetar i PD, nëse humb zgjedhjet.

Por, Basha është përgjigjur se në 25 prill PD do të ketë vetëm fitore, teksa u ndal tek takimi i djeshëm në Durrës me disa socialistë të zhgënjyer nga qeveria.

“Kjo betejë nuk bëhet për mua dhe për të.  Unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka opsion dy. Shqipëria nuk mund të mbetet e izoluar. Dje më ka ndodhur diçka që nuk besoja se do më ndodhte. Kam pasur një takim me 500 socialistë të Durrësit. Është kudo nga Saranda në Tropojë. Në Tiranë, ka një gëzim të brendshëm sepse e kuptojnë që është dita e tyre,” tha Basha.

 

 


Shtuar 23.04.2021 22:48