Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pyetur sot gjatë fjalës së tij, ish-kryeministrin Rama, se përse nuk ka bërë asnjë padi ndaj zyrtarëve të korruptuar gjatë qeverisjes së PD-së.
Basha u shpreh se edhe në qeverisjen e mëparshme të PD-së ka pasur korrupsion dhe zyrtarë të korruptuar, por sipas tij, Edi Rama, disa prej tyre i ka paditur dhe disa të tjerë i ka afruar për t’i bërë pjesë të qeverisjes së tij.
“Ne jemi të vendosur ta luftojmë për të ecur përpara. Ta luftojmë atë do të thotë brenda partisë tonë. ta lëmë mbrapa atë pjesë të hidhur. Kemi gjëra që krenohemi, por edhe që na turpërojnë. Disa prej atyre aferave janë bërë publike, disa jo.
Asnjë kallëzim nuk është bërë nga Edi Rama sepse disa prej tyre nuk janë më në PD, or i ka thithur. Disa i ka edhe në strukturat e tij sepse ndajnë të njëjta vese.
Nuk jemi të pavetëdijshëm që ka ndodh korrupsion edhe në kohën tonë. Kjo plagë e madhe nuk është shkaktuar vetëm nga Edi Rama.
Padiskutim afera e inceneratorëve dhe të tjera tregojnë që qeveria Rama është më e korruptuar e 30 viteve dhe më e korruptuara e Europës sipas DASH. Ne do bëjmë gjithçka për ta pastruar Shqipërinë nga kjo plagë”, deklaroi Basha./albeu.com/