Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me qytetarët e Durrësit ku tha se nuk do t’I njohë zgjedhjet e 25 prilli dhe se do ta çojë deri në fund betejën e tij për të rrezuar atë që ai e quan regjimi Rama-Doshi-Rakipi.
Lexo edhe: Basha nga Durrësi: Demokratë e socialistë e dinë blerjen masive të votës të orkestruar nga Rama
Përmes një postimi në Facebook, Basha ka publikuar fotot nga takimi ku shkruan se beteja do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve tona, sot më shumë se kurrë nuk do rreshtim së luftuari për qytetarët shqiptarë.
Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë derisa ta përmbysim regjimin Rama-Doshi-Rakipi dhe t’jua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”, shkruan Basha./albeu.com
Lexo edhe: Basha i përgjigjet Ramës: Bashkëpunimi me krimin është dhe do të jetë zero