Basha i përgjigjet Ramës: Bashkëpunimi me krimin është dhe do të jetë zero

Kreu i Partisë Demoktarike Lulzim Basha ndodhet sot në Durrës në një takim me qytetarët. Nga Durrësi ai i është përgjigjur festës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim.

Basha tha se, për PD, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero.

“Për Partinë Demokratike, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero. Sepse pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim.
Ne nuk e kërkuam pushtetin për veten tonë. Ne e dorëzuam pushtetin për t’u bërë njësh me qytetarët, bashkë me qytetarët, për të hapur një rrugë të re dhe një të ardhme më të mirë, dhe një të ardhme qytetare, normale, europiane për gjithë shqiptarët”, tha Basha/albeu.com

Lexo edhe: Basha nga Durrësi: Demokratë e socialistë e dinë blerjen masive të votës të orkestruar nga Rama

Shtuar 11.05.2021 11:05