Lajm i keq për Milanin, Ibra mbyll sezonin

Zlatan Ibrahimoviç (39-vjeçar) e mbyll sezonin pas lëndimit që pësoi në fitoren e Milan 3 me 0 kundër Juventusit.

Trajneri, Stefano Pioli e ka konfirmuar se sulmuesi suedez nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet kundër Torinos dhe Cagliarit.

“Lajmi i vetëm i keq është dëmtimi i tij. Ai nuk do të jetë në dispozicion në ndeshjen e nesërme dhe të dielën kundër Cagliarit. Le të shohim se si do të shkojnë zhvillimet gjatë javës tjetër”, ka thënë Pioli.

Milani shpreson që suedezi të rikthehet në fushë në ndeshjen e fundit të sezonit.

Kujtojmë që ‘kuqezinjtë’ janë të tretit në tabelë duke luftuar për një vend që dërgon në UEFA Champions League.

Shtuar 11.05.2021 12:05