Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në seli pas Kuvendit ku do të zhvillojë një mbledhje me anëtarët e kryesisë.
Ai është ndalur në një prononcim për mediat ku shprehu se nuk e njeh referendumin e Sali Berishës për shkarkimin e tij.
I pyetur nga gazetarët për ardhjen në seli të Berishës dhe grupit të Rithemelimit të PD-së Basha tha se nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë.
“Ka njerëz që nuk nxjerrin mësime nga e kaluara njëjtë është edhe Sali Berisha. Për fat të keq në mënyrë krejt të panevojshme në vitin 1996 sollën një plan për shkatërrim të Shqipërisë. Mund të ishim anëtarësuar në BE. Përgjegjësi për këtë ka Berisha që pranoi një standard zgjedhor të papranueshëm.
E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qenë të shtëpinë e demokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdijen për të gjitha gabimet e të kaluarës. Gabimet e të kaluarës kur përsëriten nuk do ta marrin më peng PD. Sot ka pasur vetëm një aktivitet ai ka qenë Kuvendi.
Nuk ka referendum. Ka një PD dhe një Kuvend. Unë di që ka disa anëtarë të PD që ju bëj thirrje që të bashkohen”, tha Basha./albeu.com