Bardhi dorëzon në SPAK pakon 11.3 kg me prova kundër Belinda Ballukut

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se ka dorëzuar në SPAK një pako me prova për zv.kryeministren Belinda Balluku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se pakos, e cila peshon 11.3 kg, do t’i shtohen prova të tjera.

Bardhi po ashtu fton qytetarët që ta ndjekin nesër në një konferencë për shtyp, nga ku do të ndaj më tepër detaje.

Postimi i plotë:

“Belinda Balluku = Korrupsion!

11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp!

p.s. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!


Shtuar 27.02.2025 20:23