Bardhi: Basha ishte bashkëpunëtori im, por rruga e tij është e gabuar

Në emisionin “Kjo Javë”, Gament Bardhi u shpreh se opozita duhet të bëhet bashkë kundër keqqeverisjes së Ramës.

Gjatë kësaj interviste, Bardhi shtoi se problemi me vulën në PD është shkaktuar nga të gjithë ne bashkë dhe se është përgjegjësi e të gjithëve që t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje.

Ndër të tjera shtoi se duke mbajtur ndezur konfliktin në opozitë, kjo e fundit dobësohet.

Pjesë nga intervista:

Gazment Bardhi vrau babanë politik? Si mund t’i përgjigjeni këtyre deklaratave?

Gazment Bardhi: Nuk është e vërtetë. Të gjitha qëndrimet e mia përpara se ti bëj publike i kam ndarë me zotin Basha. Jo sepse është babai politik, por sepse ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë. Por unë kam përgjegjësi t’i qëndroj besnik interesit të demokratëve. Nëse qytetarët shikojnë që opozita nuk është funksionale, në këtë drejtim unë i kam bërë të qartë gjithë qëndrimin tim zotit Basha. Ai ka zgjedhur rrugën e tij dhe mendoj që është e gabuar. Unë nuk jam i detyruar të të ndjek në një rrugë që nuk e besoj.

Përçarja në PD

Gazment Bardhi: Kur dikush merr një vendim për të përcaktuar rrugën bazohet në shumë episode. Unë e kam thënë se jam provokuar gjatë gjithë këtyre ditëve me shpifje, por kam zgjedhur të marr frymë disa herë përpara se të reagoj. U gjithë qëndrimi im nuk ka të bëjë me interesat e mia. Unë kam vendosur që në politikë të jem i vërtetë. Bindja ime është se rruga që po ndjek Basha është e gabuar dhe nuk e çon opozitën askund. Roli që ka marrë Basha për të folur në emër të të tjerëve është i pavërtetë.

Patjetër që jam anëtar i Partisë Demokratike. Institucionet njohin Partinë Demokratike të Shqipërisë. Cilido që ka vendosur të devijojë nga vlerat dhe parimet nuk jam i detyruar as ta njoh dhe as të shkoj pas. Nuk kam ndjekur askënd në politikë që kërkon t’i bjerë murit me kokë. Unë kam zgjedhur rrugën e arsyes dhe në këtë moment rruga e arsyes na dikton një stopim të konfliktit dhe bërjes së të gjithëve bashkë për të luftuar kundërshtarin tonë politik Edi Ramën.

A do ta njihni si kryetar të PD zotin Berisha ?

Gazment Bardhi: Kam bërë thirrje për të gjetur rrugë bashkimi në PD

Bashkimi i PD? A keni ambicie për të drejtuar PD?

Gazment Bardhi: Jo nuk e kam këtë ambicie në këtë moment. Dhe nuk kam hyrë në këtë betejë për karrierën time personale, por gjykoj se ky është interesi i qytetarëve dhe i vendit. Unë po bëj një përpjekje që është minimale për të bërë funksionale opozitën parlamentare.

Berisha në raport me Ramën, pasi shprehet se Rama nuk ikën me zgjedhe. Do ti bashkoheni protestave të Berisha?

Bardhi: Unë i bashkohen protestave që i shërbejnë interesit të qytetarëve. Po vendi ka nevojë për reagim qytetar ndaj keqqeverisjes. Do të doja që protestat ti organizonin vetë qytetarët.  Fokusi ynë do të jetë tek hallet e qytetarëve. Do të duhet të fokusohemi tek misioni që na kanë ngarkuar qytetarët. Këtë e kemi përcaktuar si mision në mbledhjen e përbashkët me deputetë të opozitës.

Rama rrëzohet me zgjedhje apo protesta?

Bardhi: Një qeveri rrëzohet përmes votës së qytetarëve. Në pushtet nuk vihet me asgjë tjetër veçse me votën e qytetarëve.

Aksionet e SPAK;

Bardhi: Padiskutim që i mbështes. Kam përshëndetur zgjedhjen në kryet të SPAK-ut të një profesionisti me shumë integritet.


Shtuar 16.09.2023 19:01