Banorët e Tragjasit përplasen me policinë: Duan të na devijojnë ujin e lumit për në Palasë

Ditën e sotme, IKMT e shoqëruar nga policia dhe FNSH, kanë shkuar në Tragjas dhe kanë rrethuar zonën, ku IKMT do të kryente shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit, që do të devijojë një pjesë të lumit Izvor për në Palasë.

Banorët e kanë kaq kohë që e kanë kundërshtuar një projekt të tillë, ata kanë kërkuar një konsultim edhe me bashkinë, pasi janë të painformuar sipas tyre për atë që po ndodh.

Ata ishin në pritje të një takimi sqarues, por që janë përballur me forcat policore dhe IKMT që ka shkuar në terren për të prishur ndërtesat.

“Duan të na devijojnë ujin e lumit për në Palasë”, kanë deklaruar banorët.

Në pamjet shihen edhe momentet ku banorët janë përplasur me efektivët.


Shtuar 4.03.2025 09:31