Banorët e lagjes “Shënkoll” janë ngritur sot në protestë për mbifaturimin e faturave të ujit të pijshëm .
Sipas tyre për sa kohe kanë sahat në banesa nuk është e drejtë të paguajnë më shumë sesa konsumojnë.
Të indinjuar, banorët kërkojnë zgjidhje nga drejtuesit e ndërmarrjes.
“Më erdhi 51 mijë lekë, 2 veta. Ja pasojnë përgjegjësinë njeri-tjetrit. Unë i pagova se mendova se isha vetëm unë, kur e mora vesh që ishte gjithë lagja, erdha këtu. Unë i pagova, tani kërkoj që të paktën mos t’i paguajnë këta të tjerët.”, tha një prej banorëve protestues./albeu.com