Një ngjarje tragjike është shënuar në Skoci. Një vajzë 27-vjeçare ka humbur jetën dhe i dashur i saj ka mbetur i lënduar, pas aksidentit ku u përfshinë, duke i ikur anëtarëve të një bande shqiptare që po i përndiqte.
Mësohet se drejtuese e mjetit ishte e reja Amy-Rose Wilson, ndërsa i dashuri i saj Ryan Paterson 22 vjeç ishte pasagjer në mjet.
Ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje, por dyshohet se banda shqiptare po i përndiqte për shkak të një borxhi. Ata i kishin ndjekur dhe në prill nga e njëjta bandë, e cila ishte e përbërë nga dy anëtarë.
Shoferja Amy-Rose, e cila la pas një djalë të vogël, vdiq në vendngjarje./albeu.com