Banda e femrave plaçkit shtëpinë e të moshuarit, vjedhin 5 mijë euro flori dhe para cash

Shtëpia e një të moshuari në Arta ishte vënë në shënjestër të një bande femrash gjatë mungesës së tij mesditën e 16 shtatorit.

Tre autoret kishin pushtuar ambientet e brendshme pa u vënë re nga fqinjët, kishin vjedhur shumën prej 600 eurosh dhe flori në vlerë 5000 euro dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Rasti u zbardh nga hetimet e kryera nga Policia e Sigurisë dhe u identifikuan detajet e njërës prej tre femrave, por ajo ende nuk është arrestuar.

Vijojnë hetimet paraprake për identifikimin e dy bashkëpunëtorëve të tjera të saj, të cilat përballen me akuzën e vjedhjes dhe nëse kanë kryer vjedhje të tjera të ngjashme në banesat e të moshuarve në zonën e gjerë.

/Albeu.com


Shtuar 23.09.2023 21:47

Tags: ,