Balluku: Autostradat në të gjithë botën janë me pagesë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka folur ditën e sotme në seancën plenare edhe për autostradat të cilat i krahason me autostradat e botës ku thekson se ato janë me pagesë

Balluku: Pa dashur të ndalen tek zonja parafolëse, por të gjithë thonë të njëjtën vjershë. Koncensioni ka klauzolë detyruese që të ndërtohen të gjithë rrugët janë në Tiranë. Në të gjithë botën autostradat janë me pagesë. Ajo do të përdoret nga ana drejtues automjetesh që duan të përdorin autostradat për shpejtësinë. Kështu që mos iu referoni këtij rasti në rrugën e kombit. Asnjë rrugë nuk do të marrë tra për pagesë, nëse nuk do të ketë rrugë alternative./albeu.com