Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi në fjalën e tij në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Ohër, është shprehur se kjo është një nismë e mirë për rajonin dhe mund të përshpejtojë rrugën drejt integrimit në BE.
Ai gjithashtu shtoi se nuk ka logjikë të flasim për integrimin në BE, nëse nuk ka fillimisht bashkëpunim rajonal.
“Mendoj se iniciativa Ballkani i Hapur nuk është vetëm e mirë dhe të gjithë e mbështesin, por ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së. Integrimi i vërtetë fillon me ekonominë dhe shoqërinë. kjo është një arritje e rëndësishme e rajonit, nuk e bëmë ne, nuk e bëri SHBA. Ata e shpikën këtë ide dhe filluan ta shfrytëzojnë.
Kur për herë të parë në tavolinë kishim një plan të madh të investimeve që u zhvillua bashkë me këtë rajon, për zgjidhjen e sfidave më të mëdha, ne i kemi zgjidhur ato çështje dhe atëherë kuptuam se pa bashkëpunim rajonal plani për investime strategjike nuk do të arrijë shumë. Nuk ka logjikë të flasim për aderim në BE nëse në vetë rajonin ende duhet të rrezikohet diploma juaj nëse duhet të punoni në një shtet tjetër. Nuk vlen asgjë nëse biznesi juaj nuk mund t’i shesë prodhimet në rajon. Rajoni e ka këtë potencial dhe vetëm rajoni mund të ndihmojë. Kjo është mënyra jonë për Ballkanin e Hapur. Vlerësoj se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë.
Sot shohim si do firmosen marrëveshjet dhe rezultatet që marrëveshjet paraprake i treguan duke i lehtësuar jetët e njerëzve. Tani më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe ta zgjidhim këtë krizë,” tha ai.