Balla viziton efektivin e plagosur: Kemi identifikuar autorin, i bëjmë thirrje të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar në spitalin e Traumës, efektivin e “Shqiponjave” që u lagos mbrëmjen e sotme.

Balla tha se është identifikuar autori, ndërsa i bëri thirrje që të dorëzohet.

“I bëj thirrje autorit të dorëzohet, do të marrë përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit”, tha Balla në një prononcim shkurt për mediat.

Edlir Alleshi u plagos me një plumb në bark nga një person qe policia po e ndiqte pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet.

Sakaq, në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.


Shtuar 20.09.2023 20:37