Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një deklaratë për media, ka folur për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, e cila është një nga kërkesat e opozitës.
“Jemi dakordësi e plotë për tu ngritur për Komisionin të Posaçëm ku do të arsyetohet objekti i punës, përbërja apo çështje të tjera , 5% e punës është bërë. Këtë çështje do ta zgjidhim në mos brenda të enjtes në seancat e tjera të kuvendit të Shqipërisë. Në jemi duke diskutuar këtë çështje kemi shprehur vullnetin e plotë për të ngritur këtë Komision të Posaçëm. Nuk është hetim ky është komision i posaçëm i reformës zgjedhore. Nuk dua të hyj në detaje sepse kur bëhen publike vonohemi më shumë. Mendimi im është që komisioni adreson rekomandimet e OSBE ODIR, ky do të jetë objekt i punës, nëse komisionit do ti jepen propozime të tjera do të shqyrtohen”, u shpreh fillimisht Balla.
Sa i përket çështjes për zgjatjen e mandateve për organet e vettingut, Balla është shprehur duke thënë se është domosdoshmëri.
“Unë nuk dua të bëj debat më për këtë çështje, as deklarata që nuk i vlejnë nevojës që ka Kuvendi për ta shqyrtuar, kjo i takon komisionit të ligjeve, legjislacionit dhe “Venecias” për të dhënë një opinion urgjent dhe mesa jam informuar e ka parashikuar për ditët e para të dhjetorit. Le t’i shmangim diskutimet në publik. Është domosdoshmëri. Mos harrojmë që bëhet fjalë për një ndryshim kushtetues. Nuk ka një depozitim me firma deputetësh që janë i vetmi instrument që e fusin në procedurë. Koha në dispozicion është e mjaftueshme, pasi asnjëri nuk është në fund të mandatit, por në fillim. Do të kemi kohë, do ta diskutojmë. Si një deputet i thjeshtë në këndvështrimin tim, mendoj që kjo është një çështje që meriton të vlerësohet po të nisemi nga ecuria e deritanishme dhe pse të mos mbështetet. Por nuk dua të hyj në diskutim për këtë çështje, pasi nuk ka një nisëm” tha Balla./albeu.com