Balla kalon në heshtje surprizën, lëvdon fitoren e kombëtares (FOTO & VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë reagimin e parë pas fitores së kombëtares përmes një postimi në Facebook.

Edhe pse dikush i bëri një surprizë Ballës, ku valëviti një dron ku shkruhej se Elbasani e do dhe e mbështet Taulantin, ky i fundit e ka kaluar në heshje këtë skenë.

Ai është shprehur i lumtur për fitoren e Kombëtares dhe thotë se kuqezinjtë fitojnë gjithmonë.

“Kombëtarja kuq e zi fiton gjithmonë në Elbasan”, ka shkruar Balla./albeu.com


Shtuar 5.09.2021 22:31