Shuhet në moshën 39-vjeçare këngëtarja e muzikës Pop

Sarah Harding, këngëtarja e grupit të Pop-it Girls Aloud, humbi betejën me kancerin e gjirit. Ajo ishte vetëm 39 vjeçe dhe ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të diele.

Këngëtarja zbuloi në Gusht të 2020s se ishte diagnostikuar me kancer, që ishte shpërndarë në pjesë të tjera të trupit. Lajmin e vdekjes e dha nëna e 39-vjeçares, e cila në një postim në Instagram e përshkruajti të bijën “një yll të bukur të shndritshëm”.

“Me hidhërim të thellë ndaj me ju sot lajmin se vajza ime e bukur Sarah ka ndërruar jetë. Shumë prej jush e dinë betejën e Sarah-s me kancerin dhe se ajo luftoi fort deri në ditën e fundit. Ajo u shua në paqe këtë mëngjes. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj përgjatë këtij viti. Do të thoshte shumë për Sarah-n dhe i dha forcë e kurajë. E di që ajo nuk do të mbahet mend për luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme, ajo ishte një yll i shndritshëm dhe shpresoj që pikërisht kështu të mbahet mend”, shkruajti e ëma e këngëtares së ndjerë./albeu.com

 


Shtuar 5.09.2021 22:38