Ka përfunduar takimi mes Presidentit të ri të zgjedhur të Shqipërisë me paraardhësit e tij.
Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj u takua këtë të enjte me tre ish-Presidentët e Republikës.
Gazetari i Abc, Juxhin Mustafaraj mëson se takimi me Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Rexhep Meidanin u zhvillua në Pallatin e Brigadave.
Takimi zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Mendohet se Begaj ka marrë këshilla nga paraardhësit e tij për drejtimin e shtetit.
Bajram Begaj është zgjedhur si presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim më 4 qershor.
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.