Babë e bijë u lënduan nga rënia e skelës/ Spitali i Traumës: Babai në gjendje të rëndë

Shembja e skelës së pallati në Tiranë, shkaktoi lëndimin e dy kalimtarëve në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Kalimtarët u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa 70-vjeçari i lënduar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”, njoftoi Spitali i Traumës.


Shtuar 22.01.2024 11:51