Babai thjshtë deshte të luante, por bëri një gabim ta pafalshëm.
33-vjeçari, Nick Ballinger, u frikësua aq shumë pasi mendonte se mund të kishte vrarë djalin e tij 2-vjeçar, Quafe. Babai po priste të voglin dhe gjuajti drejt tij topin. Por topi i bie në fytyrë dhe ai bie mbrapsht me kokë në beton.
“Daily Mail” shkruan se ngjarja në fjalë ka ndodhur në Southwick, Wiltshire. Video e këtij momenti të frikshëm është shpërndarë në rrjetin social “TikTok” dhe menjëherë është bërë viral.
Në pamjet në fjalë shihet djali që po ecën dhe në një moment goditet nga topi që e gjuajti babai. Ky i fundit i frikësuar nxiton për të shkuar pranë të birit dhe e merr me shpejtësi.
Nëna e vogëlushit, e cila është shtatzënë, shfaqet duke qortuar partnerin e saj për goditjen e rrezikshme. Por burri i ndjerë në faj tha se nuk kishte fare atë synim./albeu.com