Rrëqethëse: Babai mban foshnjën e porsalindur fort në krahë duke u përpjekur ta mbrojë nga raketat (VIDEO)

Forcat e mbrojtjes së Izraelit publikuan një video që tregon një baba duke u përpjekur të kthehej në shtëpi me një foshnjë të porsalindur, por pikërisht në atë moment, binin raketat e lëshuara nga Hamasi.

“Vendoseni veten në vendin e këtij babai. Ecni me një fëmijë të porsalindur. Papritmas, ju e gjeni veten nën zjarrin e raketave”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Kjo e fundit është bërë në një autostradë, dhe tregon një burrë që mban foshnjën fort në krahë, ndërsa i frikësohet goditjeve.

Me sa shihet në video, ata ndodhen në kalimin midis rrugëve dhe tingulli i një shpërthimi jehon nëpër qiell.

Put yourself in this father’s shoes.

You’re driving with your newborn baby. Suddenly, you find yourself under rocket fire.

As rockets explode, your only thought is: keep your baby safe.

The IDF will continue to fight against Hamas to protect Israeli civilians. pic.twitter.com/ctBA0T0y0a

— Israel Defense Forces (@IDF) May 15, 2021


Shtuar 16.05.2021 10:26