E ëma e çoi në spital sepse kishte dhimbje koke, fëmija ndërron jetë papritur

Një ngjarje fatale ka ndodhur ditën e sotme në Greqi ku një 5-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Spartë të Greqisë.

Sipas medieve greke, fëmija ishte zgjuar sot me dhimbje të forta koke.

Ndërsa pak më vonë e ëma vuri re se fëmija po nxirrte shkumë nga goja.

Ajo e çoi menjëherë në spital, por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 5-vjeçari vdiq sot  rreth orës 9 të mëngjesit./albeu.com

Shtuar 17.08.2022 14:41