Ambasadori i Azerbajxhanit ka njoftuar se shumë shpejt vendi do të ketë një ambasadë në Tiranë. Ka qenë Presidenti Ilham Aliev, ai që ka miratuar hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë, pas kërkesës së Presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës në Tiranë.
Me anë të një postimi në Facebook, Anar Hysenov tregoi se është nxjerrë dekreti në lidhje me sigurinë e veprimtarisë së Ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri.
“Sot Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit ka nxjerrë Dekretin për sigurimin e veprimtarisë së Ambasadës së Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë”, shkruhet në postim.