Avokati i Ilir Metës: Kartat i përdori Monika, s`mban përgjegjësi burri për gruan

Pas përfundimit të seancës se sotme gjyqësore në GJKKO, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka folur për mediat, pasi gjykata la sërish në fuqi masën e arrestit ndaj Ilir Metës, avokati shprehu qëndrimet që mbajti në seancë si dhe debatin që bëri edhe Meta me prokurorin e çështjes së lobimit Sotir Kllapi.

Cakrani theksoi se Meta nuk ka dijeni se ç`ka ndodhur me lobimin dhe kush ka firmosur.

Sipas tij, Meta nuk ka përdorur kartat bankare të biznesmenit Shatku për të cilat akuzohet.

Kjo gjë mund të jetë bërë nga ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, për të cilën Meta nuk mban përgjegjësi.

Kujtim Cakrani: Ishte kërkesa e parë pas lënies së arrësit në burg. Në fakt prokuroria duhej të kishte 4 diligjenca. U kërkuar nga prokuroria prova që administruar seancën e kaluar. Dhamë pretendimet tona. Organi i procedurës nuk ka kryer veprim këto 8 muaj. Kërkuam dhe zëvendësim e mases. Diskutuam rreth 45 minuta duke parashtruar arsyet. Foli dhe vetë Meta 1 orë.

Hodhi dritë mbi veprimet e organit të procedurës për kartën e ish bashkëshortes dhe veprim lobimi që nuk ka me emër dhe mbiemër kush ka firmosur. Pas një debati me prokurorin Kllapi, gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit. Nuk prisnim ndryshim të masës.

Jemi të bindur se Meta është aty për arsye politike. I ka kaluar çdo limit organi i procedurës. I thashë GJEDNJ ka lënë detyra për shtetin shqiptar. Masat nuk duhen përdorur për të mbajtur qytetarët në burg pa prova.

Karta janë përdorur nga ish bashkëshortja. Meta nuk ka dijeni, nuk ka përdorur kurrë karta. Nuk ka dijeni se çka ndodhur me zonjë Kryemadhi. Janë dy entiteti të ndryshme. Mbajnë përgjegjësi për veten e vet. Zoti Meta, askush nuk e di pse duhet të qëndrojë në masën e sigurisë.

Organi i akuzës u përqendrua te lobimi, se i thamë ku është firma e kryetarit të LSI. Ata thanë nuk ka dijeni zoti Meta, por duhet të kishte. Ne i thamë kush i ka paguar. Është një avokat grek, që ka ngatërruar politikën greke dhe shqiptare. Prokuroria nuk është se kishte prova.

Zoti Kllapi nuk ka dijeni. Ju e dini që kjo është një çështje politike. Hetimet nuk kanë përfunduar. Po presim a do marri organi akuzës këto persona në dijeni. Ka dhe persona që kanë dhënë dëshmi të rremë. Përpara oficerit të policisë. Dëshmitë e rreme janë vepër penale. Do marrim masat tona në një moment të caktuar.


Shtuar 26.06.2025 15:59