Avokati bie pre e hakerave, 23-vjeçari i vjedh kodet e kartave të kreditit dhe bën blerje prej 10 mijë eurosh

Një avokat nga Volosi ka rënë viktimë e mashtrimit.

Të dhënat e kartës së tij janë marrë nga një i ri nga Selaniku përmes rrjetit të errët dhe pasi nuk ka mundur të tërheqë para, ka bërë 21 blerje artikujsh me vlerë 10 mijë euro.

Të lidhura

None found

Në mënyrë të veçantë, një 23-vjeçar ka arritur të përgjojë kodet e kartave të kreditit dhe ka bërë blerje me vlerë 10.250 euro, përfshirë një iPhone.

Gjykata Penale prej tre anëtarësh e Volos e ka dënuar me 18 muaj burg dhe me kusht që të dëmshpërblejë pjesërisht viktimën.

I akuzuari mori pjesë në gjykim dhe e pranoi aktin e tij. 23-vjeçari ka tentuar katër herë të tërheqë para, pa sukses, ndaj ka dalë për të bërë pazar. 21 blerjet janë kryer nga data 31 gusht 2020 deri më 4 shtator 2021.

Sipas informacioneve, 23-vjeçari kishte arritur të “klononte” celularin e avokatit, për pasojë merrte kode shtesë me sms për miratimin e transaksioneve dhe kryerjen e blerjeve./Albeu.com/


Shtuar 21.03.2023 08:56