Një aeroplan i Tibet Airlines mori flakë pasi doli nga pista në qytetin jugperëndimor kinez të Chongqing. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.
Të 113 pasagjerët dhe 9 anëtarët e ekuipazhit u “evakuuan në mënyrë të sigurt”, tha linja ajrore në një deklaratë. Mësohet se mbi 40 pasagjerë me lëndime të lehta u dërguan në spital, kjo sipas një deklarate nga Aeroporti Ndërkombëtar Chongqing Jiangbei, raporton CNN.
Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) tha se 36 persona pësuan ndrydhje gjatë evakuimit. “Sipas ekuipazhit të fluturimit, avioni ka përjetuar një anomali gjatë ngritjes. Ata kanë ndaluar ngritjen pas procedurave,” tha CAAC. “Pasi avioni doli nga pista, motori u përplas në tokë dhe mori flakë”.