Detaje të reja janë publikuar nga operacioni i goditjes së bandës së grabitësve në Greqi. Po ashtu janë publikuar foto edhe emra të shqiptarëve të arrestuar.
Të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç. Ndërkohë në kërkim është Armando Roko 20-vjeç.
Në bashkëpunimme njëri-tjetrin këta persona kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.
Deri tani janë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua më 10 janar. /albeu.com