EMRI/ Tentoi grabitjen e një banke, kush është 38-vjeçari shqiptar që u plagos nga polici grek

Është identifikuar shqiptari i cili u plagos me armë nga policia greke, pasi tentoi të grabiste një bankë në Athinë.

Mësohet se 38-vjeçari në fjalë është Elton Thoma Zoto nga Delvina.

Shqiptari kreu grabitjen në një filial banke dhe u largua me para, teksa punonjësit njoftuan policinë.

Në momentin që ai doli nga dega e bankës, një punonjës policie jashtë detyr3s dhe sigurimi i bankës kanë filluar ta ndjekin.

Ndërkohë, pasi kishin mbërrtur edhe fektivë të tjerë të policisë, shqiptari dyshohet se ka sulmuar me thikë një prej tyre. Ky i fundit përdori armën e shërbimit dhe e plagosi shqiptarin.

Mësohet se ai ka marr katër plumba, tre në bark dhe një në kofshë. 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku u intubua.