Atl Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Betis, shkruan Albeu.com.
Kjo është ndeshja e dytë radhazi pa fitore për Los Colchoneros pas humbjes ndaj Sevillas.
Skuadra e Simeones e nisi mirë ndeshjen dhe u duk sikur do ta kishin të lehtë ftoren pas golit të Carrascos në minutën e 5′.
Por vendasit barazuan me Tello në minutën e 20′ duke mbajtur të pa ndryshuar rezultatin deri në fund.
Ndërkohë, pas 30 javësh Atl Madrid mban kreu me 67 pikë një më shumë se Reali i vendit të dytë dhe 2 më shumë se Barcelona e vendit të 3. /albeu.com/