Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe anëtarët e tjerë të grupit

Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, konvertohet në 7 vite e 4 muaj burg.

Gjithashtu, SPAK ka kërkuar dënimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.

Genti Nderjaku dënim me 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 6 vite burg

Bashkim Haxhia, 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite e 4 muaj burg

Endrit Sinani, 7 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite burg

Julian Pjetri, 7 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite burg


Shtuar 17.09.2024 14:30