Atentate mafioze dhe deri te vrasjet në familje, Ardi Veliu mbledh drejtorët e policisë

Vendi ynë nuk po gjen qetësi prej kohësh si pasojë e vrasjeve dhe krimeve deri në ato brenda familjes.

Lidhur me situatën e rënduar, drejtori i Përgjithshëm i  Policisë, Ardi Veliu ka mbledhur në Tiranë drejtorët e Policisë të 12 qarqeve dhe shefat e komisariateve.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vetëm një ditë më parë u shënua vrasja e fundit në fshatin Gjoçaj të Peqinit ku mbeti i vrarë Ylber Xhahysa. Në pesë muaj e parë të vitit 2021, numërohen 27 viktima nga ngjarjet kriminale, përfshirë këtu atentate mafioze, vrasje pas konflikteve të çastit dhe krim në familje.


Shtuar 9.06.2021 11:35