Atentat ndaj ish-kryeministrit pakistanez, plagosen 4 persona

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imrah Khan, është plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë një proteste që është zhvilluar në vend, shkruan BBC.

Sipas raportimeve te deritanishme, një person i armatosur ka qëlluar mbi makinën në të cilën ishte duke hipur ish-kryeministri.

Në momentin e atentatit autori ka hedhur fishekzjarrë për të mbuluar të shtënat. Nga atentati kanë mbetur të plagosur katër persona, ndërsa ish-kryeministri ka marrë lëndime në këmbë. Deri më tani policia ka bërë një arrestim.

Muajin e kaluar, ish-kryeministri i Pakistanit kundërshtoi një vendim të komisionit zgjedhor që e ndalonte të mbante poste publike për pesë vjet. Komisioni vendosi, pak ditë më parë, se Khan ishte i përfshirë në një rast përvetësimi dhe ryshfeti.


Shtuar 3.11.2022 13:11