Atentat ndaj djalit të mafiozit famëkeq italian, po udhëtonte në makinë me një shqiptar (FOTO)

Djalit të bosit mafioz italian, Sebastiano Cateriono, i është bërë atentat një ditë më parë ndërsa ndodhej në mainë.

Mediat italiane raportojnë se pas një konflikti në San Cipriano D’Aversa, Caserta është qëlluar me armë në drejtim të makinës së 44-vjeçarit Tammaro Caterino, i cili është djali i bosit famëkeq Sebastiano Cateriono (personi në foton e mëposhtme), i cili është vrarë më 31 tetor të vitit 2003.

Mediat bëjnë me dije se brenda në makinë me djalin e mafiozit ndodhej edhe një shqiptar,

Konflikti, sipas mediave italiane dyshohet se erdhi pas një debati për marrjen me qira të një makine. Në makinën e synuar ndodheshin personat e përfshirë, pikërisht Tammaro Caterino dhe një shtetas shqiptar.

Dy persona më pas arritën të arratiseshin. Pavarësisht të shtënave, nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë ka nisur hetimi për identifikimin e autorëve, por të dy u zhdukën pas ngjarjes, duke e bërë të vështirë për autoritetet gjurmimin e tyre.

Për të marrë më shumë informacione mbi ngjarjen, policia po shikon regjistrimet e kamerave të vëzhgimit në zonë. Këto pamje mund të japin të dhëna të rëndësishme për rrethanat që çuan në mosmarrëveshjen dhe për identifikimin e autorëve.

Pavarësisht versionit fillestar për motivet e ngjarjes, në realitet, ende nuk dihet nëse ka qenë ndonjë konflikt mes pjesëmarrësve në përleshje apo ka banda që po tentojnë të marrin në zotërim territorin.


Shtuar 11.06.2023 16:25