Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, sa raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend.

Në njoftim thuhet se janë regjistruar 203 raste pozitive, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje.

Sipas MSH-së, në 24 orë janë shëruar 393 persona, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vaksinuar.

Aktualisht, në Kosovë janë 3 mijë e 195 raste aktive.


Shtuar 22.08.2022 17:45