Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 38 raste të reja me Covid-19 dhe fatmirësisht asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067. Në total numri i rasteve aktive është 540.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës. Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.