Asnjë vdekje dhe 20 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 20 raste me Covid-19 dhe asnjë vdekje.

Sipas njoftimit janë shëruar edhe 31 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 427.

MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës. Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 26.10.2021 15:01