Asnjë vdekje dhe 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19 dhe fatmirësisht asnjë vdekje.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i rasteve aktive me Covid-19 është 428, ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 6 persona./albeu.com


Shtuar 14.11.2021 15:09