Zgjedhjet e 25 Prillit lanë jashtë Kuvendit partitë e vogla, pasi nuk arritën të marrin asnjë mandat nga qytetarët shqiptarë.
Myslim Murrizi ka deklaruar se më datë 9 shtator do të hapë kutitë në dy qarqe. I ftuar në “Open’, Murrizi tha se ai më datë 9 shtator, kur të krijohet dhe parlamenti i ri, ai do të hapë kutitë.
Murrizi tha se ai dëshiron të shikojë se sa nga ato vota të pavlefshme kanë qenë për numrin tre.
“Do hap dy qarqe, do shikoj sa nga ato vota të pavlefshme kanë shënuar numrin tre. Do ta bëj pas shtatorit,”- tha Murrizi.