Asllan Dogjani përplaset me Nasip Naçon në Komisionin e Sigurisë: Mos bërtit se nuk kam frikë

Këtë të hënë, mbledhja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ka nisur me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, teksa para se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha të merrte fjalën, deputeti i PD, Asllan Dogjani, u përplas me kryetarin e Komisionit, Nasip Naço, pasi ky i fundit nuk po i jepte fjalën për procedurë.

Ndërsa më tej deputeti demokrat tha se e donte fjalën për procedurë.

Debati i plotë:

Nasip Naço:Nëse Jeni në garë me njëri tjetrin nuk ka procedurë, jeni në garë nuk ka. Të vazhdojë ministri pastaj”.

Asllan Dogjani:Ka procedurë”.

Nasip Naco:Mos bërtit se nuk kam frikë”.

Asllan Dogjani:Raportin e ka dërguar 10 minuta përpara”.

Nasip Naco: “E kuptoj që keni probleme me njëri tjetrin, por nuk ua zgjidh dot. Të flasë ministri pastaj ke të drejtën e fjalës. Nuk ka raport”.

Asllan Dogjani:Më jap fjalën për procedurë, mos bëj protagonistin”.


Shtuar 23.09.2024 11:04