ASH: Masat anti-krizë të prezantuara nga Qeveria, dështim total

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se masat antikrizë të Qeverisë maqedonase janë dështim total.

Sipas ASH-së, Qeveria pa fije turpi dhe e pa asnjë argument proklamon se nga muaji prill e deri në shtator u subvencionuan qytetarët dhe biznesi i vogël për energjinë elektrike.

Por në fakt sipas opozitës shqiptare pikërisht se qytetarët dhe biznesi i vogël paguajnë çmimet më të larta të energjisë në rajon.

ASH thekson biznesi i vogël që furnizohet nga furnizuesi universal, po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike, ndërsa nuk është paraparë asnjë masë ekonomike për ti ndihmuar apo lehtësuar pasojat nga çmimi i lartë që po paguajnë për energjinë elektrike.

Aleanca për Shqiptarët thotë se ka dorëzuar disa propozime për daljen nga kjo krizë, por qeveria tregohet e shurdhër dhe mospërfillëse.

Opozita vazhdon të këmbëngul në uljen e vlerës së TVSH për energjinë elektrike në masën prej 5 %, të subvencionohen vendosja e fotovoltaikëve dhe të ulet çmimi i furnizimit me energji elektrike./Alsat.mk