Ditën e djeshme, disa punëtorë në një minierë në Martanesh u asfiksuan nga gazi. Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Lexo edhe: U asfiksuan brenda galerisë, momenti kur minatori niset me urgjencë drejt Tiranës (VIDEO)
Njoftimi i policisë:
Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku në një galeri në Batër të zonës Martanesh, mbetën të asfiksuar disa punëtorë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./albeu.com