Asambleja Kombëtare e PS-së prej më shumë se 4 orësh, ç’po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura?

Asambleja Kombëtare e PS do të ketë një tjetër mbledhje më 16 Mars, e cila do të zhvillohet në Durrës.

Kujtojmë se mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së PS vijon prej më shumë se 4 orësh.

Gjatë mbledhjes, Rama ka mbajtur qëndrim kritik kur tha se “mos mendoni se PS mbahet me punësime në shtet”.

Kreu i qeverisë mori një shembull që tha se nuk duhet ndjekur, sa i takon angazhimit në rrjetet sociale, kur tha deputetja Olta Xhaçka nuk ka qenë aspak aktive në këto rrjete. Sipas tij rrjetet sociale janë një element i rëndësishëm për përçimin e mesazheve me qytetarët.